Nishani:Drejtësia,sfidë.Bashkëpunim për reformat

Presidenti Bujar Nishani
TIRANE- Kreu i shtetit shqiptar, Bujar Nishani, duke e cilesuar drejtesine nje sfide per te gjithe ka kerkuar bashkepunimin e gjithe aktoreve dhe faktoreve per reformen ne kete sistem, ne funksion te nje sherbimi shume te rendesishem per vendin.
Duke folur ne ceremonine e 15 vjetorit te Shkolles se Magjistraturës, Nishani ka theksuar se gjate mandatit te tij ne KLD, procedurat e motivimit dhe karrires se gjyqtareve te mbeshteten vetem ne standarde dhe procedura te standardizuara, mbi meriten dhe te percaktuara qarte e ne menyre transparente para publikut.
“Drejtësia është shërbimi kryesor që i bëhet një shoqërie se mbi bazën e funksionimit të shtetit të së drejtës, ekziston garancia për funksionimin normal të cdo fushe tjetër”- tha Nishani, duke kujtuar se rruga e shtetit shqiptar ka qene e mbushur me veshtiresi te shumta.
“Kreu i shtetit nuk mund të aktivizohet e të realizojë obketoivat i vetëm, por harmoni e bashkëpunim me institucionet e tjera të vendit, me personalitetet që kanë eksperienca të vyera, por edhe adresim të cështjeve që shqetësojnë sot sistemin e drejtësisë. Përtej shqetësimit që është i rëndësishëm, që ka në tërësi shoqëria në raport me sistemin e drejtësisë, nëse duam t’i shërbejmë përmirësimit të këtij raporti, duhet ta nisim me forcimin e besimit të vetë pjesëtarëve të sistemit të drejtësisë me sistemin e tyre”- tha ai.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu, ambasadori Ettore Sequi, ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, ambasadorja franceze, ministri i drejtësisë Eduard Halimi etj.
Në fjalën e tij, amabsadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi ka theksuar se drejtësia është një shtysë e madhe për integrimin e vendit në Bashkimin Europian.