E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nisi sot aplikimi për grurin/ Fermerët do marrin 30 mijë lekë për çdo hektarë të mbjellë

Nga kjo e enjte nis procesi i aplikimit për të gjithë ata fermerë që do të përfitojnë nga skema mbështetëse për kultivimin e grurit.

Kush do të dokumentojë se do të mbjellë mbi 1 hektar grurë, do të përfitojë 30 mijë lekë për çdo hektar.

Ministria e Bujqësisë Frida Krifca në nisje të këtij procesi apeloi që fermerët të aplikojnë deri në 23 shtator, duke qartësuar edhe një herë kriteret dhe dokumentet e pronësisë.

Sipas ministres deri më tani me skemat e ofruara kanë përfituar 35 mijë fermerë, ndërsa me skemën e dytë për grurin kjo shifër parashikohet të arrijë në 50 mijë fermerë në të gjithë vendin.

Në këtë skemë nuk zbatohet parimi kush aplikon i pari përfiton, por ne varësi te sipërfaqes se deklaruar dhe nevojave te buxhetit do te përcaktohen edhe fituesit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›