Nisin Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

Me ceremoninë e hapjes, të zhvilluar të shtunën në mbrëmje dhe të sjellë për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, ka ngritur siparin edicioni i 19-të i Lojërave Mesdhetare. Do të jenë plot 3,500 atletë nga 26 shtete te Mesdheut do të garojnë në këtë festival olimpik, që do të mbahet Oran të Algjerisë. Sportistët në këto lojëra do të luftojnë për 244 medalje që do të jepen në 24 disiplina të ndryshme sportive.
Në këto Lojëra merr pjesë edhe Shqipëria e cila do të garojë me 20 sportistë në 10 disiplina sportive, aty ku pretendohen edhe një numër medaljesh. Çdo ditë garat më të mira dhe gjithçka rreth paraqitjes së sportistëve shqiptare do të vijë në RTSH Sport deri më 6 korrik 2022.