E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nisin bisedimet me partine e Ocalan

Qeveria turke zyrtarizoi bisedimet sekrete me udhëheqësin e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, Abdullah Ocalan.

I dënuar me burgim të përjetshëm 13 vjet më parë, Ocalan, që ndodhet në burgun e ishullit Imral, priti për herë të parë, dhjetorin e vitit të kaluar, anëtarët e partisë për paqen dhe demokracinë, pro-kurde.

Ata u shprehën optimistë për bisedimet. I përfshirë në negociata është kreu i Shërbimeve Sekrete Kombëtare, njeri shumë i afërt me kryeministrin Erdoan.

Në vitin 2009, kontaktet me Ocalanin nuk sollën asnjë rezultat. Për Erdoan, i akuzuar si ndjekës i linjës së ashpër kundër kurdëve, çarmatimi i rebelëve do të ishte një sukses i madh politik.

Sipas shumë analistëve, pika thelbësore është t’i njihen kësaj pakice të drejtat e plota.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›