Nisin hetimet për rastin e “Borit”

Prokuroria speciale për krime të luftës në Serbi, ka nisur hetimet rreth deklaratave të dëshmitarit Ivan Pajiq, të cilat Tribuna i ka sjellë kohë më parë.
Ky dëshmitar ka rrëfyer se si me sytë e tij ka parë kamionët me trupat e shqiptarëve të vrarë në Kosovë që derdheshin në shkritoren e Borit. Ai ka treguar se si rreth tetë kamionë të sjellë nga Kosova me trupa të vrarë ishin varrosur në një vend të fshatit Petrovo Sello.
“Kur e kanë hapur derën e frigoriferit, ka pasur aq shumë trupa brenda sa kanë nisur të bien në tokë. Ende më kujtohet fytyra e një vajze të vogël që ra nga frigoriferi pasi u hap dera”, ka rrëfyer Pajiq, i cili ka thënë se ngjarjen e ka parë bashkë me babanë e tij Drago Pajiq.
Për këto rrëfime janë vënë në dijeni edhe prokurorët në Beograd. Në përgjigje ndaj gazetës zyrtarë të kësaj të fundit njoftuan se i kanë ndjekur më vëmendje pohimet e dëshmitarit./Indeksonline/