E Martë, 3 Nëntor 2026

Nisin punimet për Kalanë e Pogradecit, Rama: Shumë shpejt destinacion i së ardhmes

Ka nisur puna për rikonstruktimin e Kalasë së Pogradecit, që daton si vendbanim që në shek. V-IV para Krishtit. Kryeministri Edi Rama ka publikuar foto nga punimet, teksa shkruan se shumë shpejt, kjo kala do të kthehet në një destinacion të rëndësishëm për t’u vizituar.

“Mirëmëgjesi dhe me punën që ka nisur për të rilindur Kalanë panoramike të Pogradecit, e cila daton si vendbanim që në shek V-IV para Krishtit, e që shumë shpejt do të duket si një destinacion i së ardhmes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama krahas fotove.

Kalaja e Pogradecit është një nga asetet më të njohura të trashëgimisë së kulturës në këtë qytet. Projekti i rikonstruktimit ka si synim rijetëzimin e plotë të Kalasë, teksa do të ngrihet edhe një muze arkeologjik.

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›