Nisin sërish shkarkimet e ujit nga hidrocentralet, frikë për përmbytje të rejaNga Tema Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka deklaruar se ka hapur portat e hidrocentraleve të Komanit dhe të Vaut të Dejës. Shkak janë bërë reshjet e shumt
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Nisin sërish shkarkimet e ujit nga hidrocentralet, frikë për përmbytje të rejaNga TemaKorporata Elektroenergjetike Shqiptare ka deklaruar se ka hapur portat e hidrocentraleve të Komanit dhe të Vaut të Dejës. Shkak janë bërë reshjet e shumta të ditëve të fundit. Drejtuesit e KESH dhe të Entit Rregullator thonë se e kanë marrë vendimin pas reshjeve, por thonë se do ketë shkarkime të kontrolluara. Sipas tyre, rreziku i përmbytjeve ekziston. Aktualisht në hidrocentralin e Komanit, niveli i ujit ka arritur 172,32 metër nga 175 që është niveli maksimal i lejuar. Në hidrocentralin tjeter ku ka kanë filluar shkarkimet, Vaun e Dejës, niveli i ujit është 75,14 metër, pak centimetra larg kuotës maksimale prej 76 metrash. Në Hidrocentralin e Fierzës nuk kanë nisur shkarkimet, ndërkohë që pritet që brenda pak ditësh të vendoset dhe për të.