E Martë, 3 Nëntor 2026

Nisja e muajit të shenjtë të Ramazanit, Begaj: Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë!

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar në prag të nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit. Në një postim në rrjetet sociale, Begaj uron ë durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme Reagimi i plotë: Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit. Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia. Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë! Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju! /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›