E Diel, 1 Nëntor 2026

Nisja e vitit të ri shkollor, Rama: Suksese nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave!

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 345 mijë nxënës që ulen në bankat e shkollave për vitin e ri shkollor 2025-2026.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama i ka kushtuar një urim të veçantë edhe 26,500 nxënësve të klasave të para, të cilët nisin sot rrugëtimin e tyre të parë në arsim.

“Mirëmëngjes dhe duke ju uruar suksese 345 mijë nxënësve që ulen sot në bankat e shkollave, dhe ata 26,500 nxënës të klasave të para, që nisin sot rrugën e bukur të dijes, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›