E Enjte, 5 Nëntor 2026

Nisma e gjelbër saudite, plani synon mbjelljen e 50 miliardë pemë në rajonin e Lindjes së Mesme

Princi i Kurorës Saudite Mohammed bin Salman thirri udhëheqësit e Katarit, Kuvajtit, Bahreinit, Irakut dhe Sudanit për të diskutuar projektin masiv rajonal të mbjelljes së pemëve. “Iniciativa e Gjelbër e Lindjes së Mesme synon, në partneritet me vendet e rajonit, të mbjellë 50 miliardë pemë si programi më i madh i ripyllëzimit në botë,” njoftoi agjensia saudite e lajmeve SPA.
Princi i kurorës zbuloi fushatën ambicioze ku në këtë projekt Arabia Saudite synon të mbjellë brenda territorit të saj 10 miliardë pemë, ndërsa 40 miliardë të tjera do të mbillen në rajonin e lindjes së mesme. Ne së bashku do të zhvillojmë metoda inovative për ujitje nga uji i trajtuar, mbjellja e reve dhe burime të tjera dhe do të propozojmë zgjidhje të tjera të tilla si: mbjellja e pemëve të përshtatshme për rajonin që kërkojnë  ujitje vetëm për (3) tre vjet, dhe pastaj mund të rritet me ujitje natyrore në kohën e duhur- thuhet në njoftim. Nisma e gjelbër sudite synon të koordinojë përpjekjet dhe të jetë në hap me zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare, të cilat Mbretëria po i nis si një hartë rrugore për rajonin; duke kontribuar në mënyrë të konsiderueshme në arritjen e synimeve globale për t’u përballur me ndryshimin e klimës, përmes iniciativave të ndryshme, të tilla si:
– Rritja e efikasitetit të teknologjive të hidrokarbureve në rajon.
– Reduktimin e emetimeve të karbonit me më shumë se (4%) të kontributeve globale.
– Lëshimi i një programi ambicioz të energjisë së rinovueshme që do të rrisë
pjesën e energjisë nga burimet e ripërtëritshme nga (0.3%) në (50%) deri në 2030tën
– si dhe i fundit është lëshimi i planit më të madh të ripyllëzimit në botë 
Nisma e Gjelbër Saudite është pjesë e planit të princit Muhamed Bin Selman I quajtur Vizioni 2030 , që synon për të zvogëluar varësinë e mbretërisë në të ardhurat e naftës dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›