E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nivel i larte varferie ne Kosove

Raporti i dytë i përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, i publikuar në Gjenevë tregon se Republika e Kosovës ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, në mënyrë që të përmbushë objektivat ashtu siç i ka miratuar Kuvendi . Raporti tregon se 44 për qind e popullsisë në Kosovë jetojnë në varfëri, kurse 14 për qind në varfëri të skajshme. Edukimi ndërkaq paraqitet në shkallë më të mirë. Problem mbetet edhe shkalla e papunësisë së të rinjve nga moshave 15-24, e cila kap shifrën e 66.5 për qind.

Përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Maqedoni, kanë përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Maqedonisë që të lë mënjanë demagogjitë dhe të nisë punën për realizmin e reformave në vend. Problemet kryesore të cilat i kanë evidentuar ambasadorët e huaj janë mos funksionimi i sistemi të drejtësisë, administrata publike si dhe çështje tjera të parashtruara nga Komisioni Evropian. Sipas tyre Maqedonisë edhe pak kohë i ka mbetur për përmbushjen e reformave nga të cilat varet përmbajtja e raportit vjeshtor të KE-së për progresin e vendit në procesin e integrimeve.

Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për kontestin midis Maqedonisë dhe Greqisë Metju Nimic, gjatë bisedimeve që zhviloi me kryeministrin Nikolla Gruesvki, propozoi ndryshime të caktuara për emrin .Kryeministrit i propozova ndryshime dhe kërkova nga Qeveria që të mendojë për këtë pako në tërësi, së bashku me ndryshimet", dekalroi Nimic pas takimit me kryeministrin . I pyetur se për çfarë ndryshimesh bëhet fjalë ai nuk dha asnjë detaj, sepse siç tha, në opinion nuk është bërë publik as propozimi.Nimici tha se për ndryshimet e propozuara do bisedojë edhe me ministren greke e punëve të Jashtme Dora Bakojani në Athinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›