Një javë, një rekord, ky është Messi

Lionel Messi vazhdon të thyej rekorde në futbollin spanjoll dhe evropian. Ylli i Barcelonës me dy golat e shënuar ndaj Zaragozës është bërë lojtari më i ri në futbollin spanjoll që ka shënuar 186 gola me 25 vitet e tij.
Këtë rekord e mbante legjenda e Real Madridit, Santillana.
Leo Messi pas 2 golave të shënuar e ka afruar edhe rekordin e legjendës Gerd Muller si lojtari me më shumë gola brenda një viti në historinë e futbollit. Messit i duhen edhe 7 gola për të arritur rekordin e Mueller./Indeksonline/