E Enjte, 5 Nëntor 2026

Një 35-vjeçar shqiptar gjendet i vdekur në një kanal vaditës në Greqi, ende nuk dihen shkaqet

Një 35-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një kanal vaditës në Koulouta, Imathia.

Trupi i pajetë i shqiptarit u gjet mesditën e kësaj të mërkure nga forcat zjarrfikëse, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.

Vendi ku u gjet i ndjeri nga Shqipëria, është në një zonë rurale midis fshatrave Diavatos dhe Kouloura të Imathia.

Operacionin e rikuperimit e kanë tentuar 15 zjarrfikës me 4 automjete duke përfshirë edhe ekipin e zhytësve me një varkë shpëtimi. Policia po kryen hetimet paraprake për rrethanat në të cilat ndodhi ngjarja tragjike./m.j

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›