E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje anije ruse rezulton e humbur prane brigjeve te Kines

PEKIN - Ekipet kineze te kerkimit po ndihmojne ne gjetjen e nje anijeje ruse me 17 veta ne bord, e cila rezulton e humbur ne Kinen Lindore qe nga java e kaluar, beri te ditur dje media shteterore. Ministria kineze e Komunikacionit u informua te enjten e kaluar se anija, e cila ishte ne rrugen e saj nga ishulli japonez Hokaido per ne Hong Kong, humbi rreth 212 milje nautike ne lindje te Shangait. "Qendra kineze e kerkimeve ndermori planet emergjente per kerkimin e ekuipazhit dhe u perpoq te perdorte satelitet e flotes per te lokalizuar anijen, por nuk jane gjetur te dhena", beri te ditur agjencia e lajmeve Hsinhua duke cituar nje deklarate te Ministrise se Jashtme. Autoritete te marines ne Kinen Lindore kane koordinuar anijet e tyre per te ndihmuar ne kerkime, shton raporti.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›