Një bankë shtetërore zhvillimi si në Europë, por zbatimi si në Shqipëri …

Tregu financiar në vend e mbylli vitin 2024 me 11 banka private me kapital të huaj dhe vendas si dhe me 39 institucione financiare jo bankare.

Por pjesë e këtij tregu pritet të jetë edhe një bankë me kapital shtetëror, që njihet si Banka e Zhvillimit.
Kjo bankë synon të plotësojë boshllëqet që vijnë nga sistemi bankar, ku në fokus do të jenë financimi i Start-Up-ve, mikro ndërmarrjet, bujqësia si dhe investimet e mëdha publike.

Selami Xhepa ekspert ekonomie është i mendimit se kjo bankë i duhet tregut vendas.
“Krijimi i kësaj banke është një vlerë e shtuar në ekonomie. Tregu ka hapësira për një mekanizëm të tillë. Ndër vite janë zbatuar mbështetje financiare me garanci sovrane, por ato nuk kanë qenë të suksesshme. Ndaj një bankë zhvillimi do të dresojë pikërisht këto mangësi në treg, me kushte edhe më të favorshme se ato që ofron sot tregu bankar privatë“, -sqaroi Xhepa gjatë një interviste në Vizion Plus.
Por nisma të tilla kanë qenë të suksesshme në shumë vende, edhe modeli italian që qeveria ka marrë si shembull ka rezultuar pozitiv, ku në lojë do të jetë edhe posta shqiptare për të tërhequr fonde nga qytetarët. Por sipas profesor Selami Xhepës, Shqipëria ka ligjet më të mira, por ka mangësi të fortë në zbatim

Ky draft është në fazë fillestare. Ndaj në këtë faza ka disa paqartësi dhe pikëpyetje për mënyrën si funksionon. Një nga çështje themelore do të jetë mënyra se si do të qeverisë kjo bankë, që është esenciale, standardet e raportimit financiar si do të jenë ato, standardet e transparencës, të gjitha këto janë element kritikë. Në fund kjo bankë do të kryejë aktivitet financiarë, pra do të japë kredi. Si do të përzgjidhen kredimarrësit, por projektet që do të financohen si do të vlerësohet?
Sipas draftit deri tani, kjo bankë nuk do të licencohet nga banka qendrore. Nuk do të japë llogari as në parlament. Do të jetë një bankë qeveritare, ku sipas eksperteve ka një risk të shtuar se një bankë e tillë do të financojë edhe projekte qeveritare që nuk janë rentabël, pra ka risk për përdorim politik të fondeve.