E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një çift që sbën fëmijë!

Këngët që kanë nisur disa javë para dasmës, ku do të vërë kurorë çifti Berisha-Meta, janë false. Asgjë ska për të ndodhur pas dasme dhe, si çdo çift gay, nuk mund të lindë asgjë, as moral të ri dhe, natyrisht, as Kod të ri

Nga Mero Baze

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka kërkuar kryeministrit Berisha të marrë iniciativën ligjore për ndryshimin e Kodit Elektoral pak javë para se ata të formojnë së bashku qeverinë e re të dalë nga zgjedhjet e 28 qershorit. Në të vërtetë ky Kod Elektoral ka krijuar një sërë problemesh veçanërisht për LSI, ndër të cilat më i vogli është anëtari i KQZ. Problemet reale që ky Kod i hapi LSI së pari ishin politike dhe kishin të bënin me atë që LSI e quajti regjimi Rama-Berisha, dhe që në thelb kishte të bënte me ndryshime kushtetuese, të cilat fuqizuan institucionin e Kryeministrit dhe shkatërruan rendin kushtetues në vend. Pas atyre ndryshimeve Shqipëria ka një sistem të pangjashëm kushtetues, as presidencial, as parlamentar, as monarkik, por thjesht sundues. Problemet e këtij regjimi vazhduan pastaj me Kodin Zgjedhor, ku LSI u dëmtua rëndë nga moskorrektimi kombëtar dhe mungesa e listave të hapura dhe në fund nga mosprezenca në KQZ.

Dalja publike e kryeministrit Berisha, e porositur nga lideri i LSI, Ilir Meta, e bën qesharak shqetësimin e djeshëm real të LSI, dhe vetëm sa na kujton dhe një herë mungesën e lirisë së Ilir Metës për të mbrojtur parimet, për të cilat e mbështetën shumica e intelektualëve shqiptarë, kur nisi betejën për ndryshimet kushtetuese.

Dalja e kryeministrit fyen rëndë së pari inteligjencën e mijëra shqiptarëve të shqetësuar nga ndryshimet kushtetuese, pasi ato ndryshime nuk bëhen me 70 votat e tij, me të cilat nuk zgjedh dot asgjë, madje as veten si kryeministër, por duke bashkuar votat me Edi Ramën. Të gjithë e dimë se tani kjo nuk do të ndodhë më, ndaj dhe kryeministri duhet të na kursente nervat në këto ditë pushimi, për të mos na fyer duke thënë se ishte gati të ndryshonte Kodin Elektoral dhe ti shtonte një komisionar forcës së tretë në vend. Që të ndryshojë Kodin Elektoral, atij i duhen 84 vota dhe kjo ska për të ndodhur.

Së dyti, kryeministri fyen rëndë LSI, e cila për muaj të tërë bëri kauzë të saj regjimin Rama-Berisha dhe tashmë që ka hyrë në rresht pas Berishës, bën sikur duartroket fitoren që ska për tu arritur kurrë. Ky gjest është poshtërues për LSI, pasi tregon se ajo ka hyrë, jo vetëm pa kushte në koalicion me Berishën, por dhe që e konsideroka realisht të mbyllur historinë e Kodit Elektoral.

Së treti, lehtësia me të cilën Berisha premtoi një komisionar për LSI është shumë larg seriozitetit për nevojat reale që ka ndryshimi i Kodit, siç janë mënyra e numërimit apo mundësia e korrektimit kombëtar.

Por, siç shihet qartë, e gjithë kjo është po aq joserioze sa propozimi i tij për martesat gay dhe lind thjesht nga nevoja për të krijuar idenë se ai po përpiqet të pranojë kushtet e Ilir Metës për koalicion. Në të vërtetë kjo martesë mes dy kryeministrash, njëri i majtë e tjetri jo i majtë, nuk ka nevojë për ndryshim Kodi, pasi është prodhuar nga ky Kod që kemi. Ky Kod është ai që i jep fuqi Sali Berishës të eliminojë, siç eliminoi, gjithë kundërshtarët e vet brenda PD dhe të shfrytëzojë një koalicion fiktiv për mbledhje votash. Ky Kod është ai që i ka maksimalizuar atij rezultatin politik dhe prapë se ka nxjerrë dot mbi ujë. Ky Kod nuk mund të ndryshohet prej tij, as me dëshirë dhe as me forcë. Ai do të kishte shanse të ndryshohej vetëm nga një marrëveshje e re Berisha-Rama, por që do të shoqërohej natyrshëm me rënien e kësaj qeverie që po përgatitet të lindë. Ndaj për këtë arsye këngët që kanë nisur disa javë para dasmës, ku do të vërë kurorë çifti Berisha-Meta, janë false. Asgjë ska për të ndodhur pas dasme dhe, si çdo çift gay, nuk mund të lindë asgjë, as moral të ri dhe, natyrisht, as Kod të ri.

Marrë nga Tema -

Shënim: Shkrimet e rubrikës Opinion, nuk paraqesin domosdoshmërisht, qëndrimin redaksional të agjencisë NOA

Komentoni edhe ju këtë opinion / Klikoni këtu, për rregullat e përdorimit

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar)   Titulli:   Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm") Besniku   |02/08/2009 17:43:58 Me duket shume i pa bazuar ky Mero, fantazite e tij fururistike i pasqyron si
reale. Ju sygjeroje te mos e botoni shkrimet e tij se vertet te bejne nervoz Komentoje 0 0 mani   |02/08/2009 14:52:06 pse ja botoni shkrimet ketij koke rjepuri Komentoje 0 0 var JOSC_postCSS=1; Powered by !JoomlaComment 4.0alpha 3.25 Copyright (C) 2007 Alain Georgette / Copyright (C) 2006 Frantisek Hliva. All rights reserved." var JOSC_ajaxEnabled=1;if (!JOSC_http) JOSC_ajaxEnabled=false;var JOSC_sortDownward='1';var JOSC_captchaEnabled=true;var JOSC_template='http://www.noa.al//components/com_comment/joscomment/templates/JQdefault-emotop';var JOSC_l

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›