Një ditë pa ia dëgjuar emrin kryeministrit
Në Bullgari ka lindur një iniciativë e veçantë. Në rrjetin social Facebook mijëra njerëz kanë bërë thirrje që data 5 korrik të jetë dita kur nuk do i përmendet për asnjë moment emri kryeministrit Bojko Borisov. Kjo është një ditë e veçantë pasi shënon ditën kur partia e tij fitoi në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Në këtë ditë kryeministri do ketë shumë aktivitete për shkak se është edhe festa e Ministrisë së Brendshme.
Të heqim dorë nga modeli shqiptar i raportimit të lajmeve Mirëmëngjes Enver Hoxha, thuhet në thirrjen e drejtuar në rrjetin social. Iniciativa ka acaruar ndjeshëm kryeministrin, i cili shihet nga themeluesit e iniciativës si një Putin i dytë, një njeri që nuk lë moment pa dalë nëpër ekrane me gërshërë në duar duke prerë shirite inaugurimi.