Një ditë pas paketës kundër dhunës në protesta, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

Partia Socialiste ka mbledhur këtë të hënë (26 tetor) grupin parlamentar. I pranishëm në këtë mbledhje të mbajtur në Kryesinë e Kuvendit, ka qenë dhe kryeministri Edi Rama.
Mbledhja e grupit parlamentar socialist vjen një ditë pas prezantimit të paketës së re ligjore kundër dhunës në protesta, e cila synon forcimin e masave ndaj akteve të dhunshme gjatë tubimeve, mbrojtjen e pronës publike e private dhe vendosjen e përgjegjësisë financiare për dëmet e shkaktuara.
/rtsh.al/