Një ditë pas zgjedhjeve, Rama: Telefonata e vëllait tim Hashim ishte prekëse

Një ditë pas zgjedhjeve, kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Hashim Thaçin, të cilën e ka shpërndarë vetë përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Telefonata e vëllait tim Hashim ishte jashtëzakonisht prekëse dhe Komandanti ndodhej në formën e tij më të mirë,” ka shkruar Rama.
Partia Socialiste duket se po kryeson në shumicën e qarqeve në zgjedhjet 2025, sipas të dhënave të para. Prandaj jo pa qëllim në sfond shihet se Kryeministri Rama po përgatit fjalimin e fitores. Në kompjuterin e tij, ai është duke punuar për të formuluar mesazhin e tij për mbështetësit dhe gjithë shqiptarët.
/vizionplus.tv