E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje e diel me rruge te pergjakura

Në qytetin e Fierit janë shënuar dy të vdekur gjatë ditës së diel, nga të cilët një 21-vjecar, i qëlluar me armë zjarri, dhe një tjetër viktimë, si pasojë e daljes së automjetit nga rruga.

Andi Prifti quhet 21-vjecari nga Sheqi i Vogël, i cili u gjend i vrarë pranë Semanit, ndërkohë që policia konfirmon se është qëlluar me armë zjarri. Ndërsa, disa burime paraprake njoftuan se ka dyshime për vrasjen e tij në një tjetër vend, e më pas është braktisur në vendngjarje.

Në një tjetër rrethanë ka humbur jetën Refat Resuli, makina me të cilën po udhëtonte ka dalë nga rruga. Mjeti drejtohej nga Bledar Resuli, ndërkohë që Aksidente rrugoreTreni përplas automjetin, rëndë i riu Aksident pranë Lezhës, dy të plagosur Dy të vdekur nga aksidenti dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara. Nga ky aksident ka mbetur e plagosur edhe një tjetër pasagjere.

Një aksident rrugor ka ndodhur edhe në aksin rrugor Shkodër-Hani Hotit, ku një autoveturë ka përplasur një motoçikletë. Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, Azem Karaj.

Bëhet e ditur se në aksin, ku ka ndodhur aksidenti, janë duke u kryer punime, por në mungesë të ndriçimit.

Policia e Shkodrës ka ndaluar drejtuesin e autoveturës në vendngjarje, kurse i plagosuri Azem Karaj është dërguar për në Spitalin Ushtarak. Kjo ngjarje ka ndodhur pasi nje vrasje me arme zjarri u shenua ne qytetin e Shkodres, me heret ne mengjes.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›