Nje gjerman ne geton e romeve ne Bullgari

Para gjashte vjetesh speditori Frank Abbas erdhi me pune ne Bullgari. Nje mbremje ai po shetiste pas qejfit neper rruget e Varnes qytetit te trete me te madh te Bullgarise derisa ndaloi para nje grupi artistesh rruge. Teksa po ndiqte veprimet e kllouneve iu afrua nje grup femijesh rome lypes te cilet donin po ashtu ti shihnin artistet e rruges. Kur njeri prej kllouneve e ftoi njerin prej djemve te hipte me te ne biciklete ky i fundit nuk u permbajt. Me nje anglishte me gabime ai iu lut gjermanit te kishte kujdes flautin dhe parate e tij.
Nje rom i bardhe
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Frank Abbas u jep mesim femijeve rome
Vezullimi ne syte e femijes e preku shume Abbas-in. Ai donte ti ndihmonte disi Sashon dhe femijet e tjere. Me kalimin e kohes midis Sashos dhe qytetarit nga Bremeni lindi nje miqesi. Jemi takuar shpesh ne qytet rrefen Abbas mirepo pastaj Sashoja nuk erdhi per kohe te gjate. Nje dite u shfaq i dobet dhe i mbushur me ekzema. Doli qe djali kishte pasur nje helmim prej ushqimeve. Frank Abbas e coi Sashon te mjeku dhe e ndihmoi te sherohej. Pak me vone ai njohu fisin rom te Sashos. Me vone u ftova atje ne nje mbledhje keshilli gjate se ciles une u pranova ne keshill si rom i bardhe sepse i shpetova jeten Sashos kujton qytetari nga Bremeni.
Klani e ndihmoi 39 vjecarin nga Bremeni qe te gjente nje banese mu ne mes te getos. Ne gjendje te mjere dhe pa uje te rrjedhshem. Ne fillim jeta atje ishte e veshtire por nuk me trembi thote Abbas. Edhe vete jam rritur ne nje familje te varfer. Na eshte dashur ta ngrohim ujin mbi sobe per tu lare. Mirepo nderkohe edhe tek ai ka mberritur progresi ne banesen e tij ka tani uje te rrjedhshem dhe nje banje qe funksionon.
Rreze drite ne erresireBildunterschrift Getoja e romeve ne Varna Vladislavovo
Abbasi pati punuar qe ne Gjermani me migrante nga Bullgaria dhe nga Kosova. Ne Varne ai themeloi ne 2006-n bashkesine e besimit evangjelik light in the darkness e cila i perkushtohet punes me femijet rome. Se bashku me nje organizate joqeveritare bullgare ai kujdeset qe femijet rome te marrin arsimim pasi ky thote eshte celesi drejt integrimit. Perpiqem tu shpjegoj romeve se duhet ta marrin jeten vete ne dore se u duhet arsim. Ne kete mes gjuha bullgare eshte parakusht per nje integrim te suksesshem vijon ai. Vetem ne kete menyre mund te gjejne pune te mire thekson qytetari nga Bremeni.
Sivjet ai ia ka dale te regjistroje ne shkolle 83 femije. Mirepo angazhimi i tij nuk mirepritet aq se paku jo nga romet e pasur te lagjes te cilet i keqperdorin femijet per punet e tyre kriminale thote Abbas dhe shton Te gjithe femijet duhet te mesojne per te arritur qe te dalin nga ky vend dhe te punojne e te mos vjedhin ose te shesin trupin. Sepse ne geto nuk ke zgjedhje te madhe thote. Ne perpiqemi ti shpetojme nga duart e krimineleve dhe i dergojme ne shkolle. Ne ndryshojme mjedisin e tyre shpjegon Abbas. Per kete ai eshte marre me sy te keq nga romet e pasur thote. shte kercenuar disa here mirepo do te vazhdoje.
Te vendosesh ura komunikimiBildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Femijet rome me kujdestarin e tyre ne diten e pare te shkolles
Para se gjithash Abbas do te vendose ura komunikimi midis bullgareve dhe romeve. Kur u vendosa ketu para gjashte vjetesh asnjeri nga romet nuk donte te shkonte ne qender te qytetit. Ata kishin frike se mos rriheshin nga bullgaret. Te pinin nje kafe te McDonalds-i kjo ishte e paperfytyrueshme per ta thote. Mirepo sot pasi njohim kaq shume bullgare mesues punonje mbi baze honorifike te cilet duan ti ndihmojne e kane pare qe jo te gjithe bullgaret jane te keqinj thote Abbas.
Romet si burim parash
Mirepo shume organizata shteterore organizata joqeveritare ose kriminele i shohin romet shpesh si burim parash thote Abbas. Keta mbledhin te dhenat e tyre personale per te perfituar ndihma sociale te cilat nuk mberrijne kurre te nevojtaret. Edhe shkollat nxjerrin fitime me romet thote Abbas. do shkolle ne Bullgari merr nga autoritetet rreth 1.800 leva per nxenes buxhet ne vit afersisht 900 euro. Kur femijet nuk jane te pranishem shkollat duhet ti kthejne parate. Isha shume i befasuar kur me perfaqesues te organizates sime joqeveritare mu desh te regjistroja femije rome ne shkolle. Drejtori me tha Perse ti regjistroni rishtas Ata jane me kohe te regjistruar.
Korrupsion thote si ka hasur edhe gjetiu. Kjo i zhben perpjekjet per integrim te romeve thote Abbas. Mirepo ai nuk do te dorezohet. Abbas eshte i bindur Ne rast se bullgaret i ndihmojne romet atehere problemi me getot mund te zgjidhet.
Autor Nikolja Tsekov/E Ajazaj
Redaktoi A Verbica