E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një gomar, dhuratë për Obamën!

TURBAKO- Një 'Shtëpi e Bardhë' në mes të Karaibeve. Nuk është një mirazh, por banesa mahnitëse e kolumbianit më fanatik të presidentit, Barak Obama. Një emocion i pazakontë pushtoi lokalitetin e qetë, Turbako në nivelin e portit të Kartagjenës, qyteti i vjetër kolonial në veri të vendit, ku do të takohen këtë fundjavë udhëheqësit e gjithë kontinentit.

Silvio Karaskuilla shpreson që presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, gjatë vizitës në Kolumbi këtë fundjavë, të ndalojë edhe në fshatin e tij Turbako dhe të vizitojë “Shtëpinë e Bardhë” të tij. Por historia e kolumbianit nuk mbetet me kaq. Karaskuilla, afro-kolumbiani, ka deklaruar se se nëse presidenti amerikan do të ndalojë, ai do t’i bëjë dhuratë një gomar të vogël me emrin Demo.

Karaskuilla mendon se, meqë gomari është simbol i Partisë Demokratike në SHBA, një i tillë do të ishte dhuratë e përshtatshme. Sipas tij, gomari ka pranuar të gjitha vaksinat dhe është i vogël, andaj edhe “do të jetë e lehtë për t’i gjetur një vend në bordin e Air Force One”. 

Me një kapelë ala amerikane, Silvio Carrasquilla nga entuzismi vari në ballkonin e tij, para një turme kureshtarësh zbavitës, një rresht flamujsh amerikanë dhe kolumbianë, mbi portretet gjigande të presidentit amerikan duke shpallur "Mirë se vini në Tubarko, Obama."

"Ky është një shembull, ai u përball me të pamundurën duke u shfaqur në krye të fuqisë së parë botërore, ai i cili nuk kishte as fuqi, as para, as ngjyrën e duhur", theksoi i riu me ngjyrë me fytyrë të qeshur.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›