Një grevist dërgohet me urgjencë në spital, por grevës i bashkohen edhe 3 ish- të përndjekur
Greva hyn në ditën e 11-të. Grevistët bëjnë thirrje për protestë përpara Kuvendit
Edhe një tjetër grevist i grevës së ish- të përndjekurve ka lënë grevën e urisë. Fatmir Lloci, 49 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Megjithatë grevës i janë bashkuar edhe tre ish- të përndjekur,
duke e çuar numrin e të ngujuarave në 25.
Grevistet më të rinj deklarojnë se janë të vendosur të kërkojnë të drejtat që sipas tyre u janë mohuar prej vitesh nga qeveria. Në ditën e 11-të të grevës së urisë, shëndeti i grevistëve është rënduar. Megjithatë ata deklarojnë se do të dalin nga ngujimi pa u plotësuar kushtet ku një prej tyre është dëmshpërblimi i premtuar prej vitesh për këtë kategori.
Pas denoncimit të grevisteve për mungesën e shërbimit shëndetësor, Ministria e Shëndetësisë nga sot ka vendosur pranë ambienteve të grevës shërbimin e urgjencës. Mjekët tregojnë se gjendja e tyre është e rënduar, ndërsa refuzojnë te shkojnë në spital. Gjate gjithë ditëve të grevës ish-të përndjekurit e ngujuar janë vizituar nga përfaqësues të opozitës e ambasadorë.
Grevistët nga ana e tyre kanë bërë thirrje për një protestë për ditën e mërkurë, përpara parlamentit.
