E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një i dashur për Sheilën

Sheila Haxhiraj, fituesja e “X Factor Albania” sapo ka publikuar këngën dhe klipin e saj të titulluar “Veç Fillimi”,  ndërkohë që lumë urimesh i kanë mbërritur, nga të njohur e të panjohur.

“ Jam tepër e lumtur që më në fund arrita të realizoj klipin tim të parë dhe sinqerisht jam befasuar nga reagimet pozitive të njerëzve si edhe nga shikueshmëria e lartë e klipit në pak ditë,” ka thenë ajo për mediat shqiptare.

Pas këtij publikimi ajo ka në plan projekte të tjera dhe pritet të publikojë një tjetër këngë së shpejti.
Sheila ka mohuar të jetë e dashuruar, ndërsa duke përshkruar se si duhet të jetë i dashuri i saj, ajo përgjigjet:
“Njeri i thjeshtë, i mirëkuptueshem, tolerant, mbi të gjitha të dijë të depërtojë tek unë.” /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›