Një i vdekur dhe një i plagosur brenda 15 minutash, çfarë ndodhi mbrëmjen e sotme në Tiranë

Një i vdekur dhe një i plagosur brenda pak minutash mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Sipas policisë, një 27-vjeçar ka humbur jetën në spital pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë, ndërsa një tjetër 27-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës në zonën e Kombinatit.
Njoftimi i Policisë:
Tiranë/Informacione paraprake
-Rreth orës 19:55, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi A. M., rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri, në banesën e tij, tek Rruga Ura. Si pasojë shtetasi A. M, ka ndërruar jetë.
-Rreth orës 20:10, është dërguar për mjekim në spital, shtetasi H. I, rreth 27 vjeç, i cili dyshohet se është dëmtuar me mjet prerës në Kombinat. Aktualisht, ai ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
Grupet hetimore vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të rasteve dhe dokumentimin e plotë ligjor të tyre.