E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Një i vdekur dhe pesë të plagosur në Klinikën Psikiatrike të Prishtinës

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë mbeten te plagosur si pasoje e nje zjarri qe perfshiu ne mesnate Klinikën e Psikiatrisë të Qendrës Klinike Universitare e Kosovës (QKUK).

Mediat ne Kosove duke iu referuar autoriteteve policore dhe zjarrefikesve sqaruan se zjarri fillimisht ra ne nje dhome te spitalit psikiatrik dhe pastaj u perhap me shume.

Shkaqet ende nuk dihen, por policia dhe prokuroria kane marre ne pyetje punonjesit e Klinikes Psikiatrike per te hedhur drite mbi kete ngjarje te rende.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›