E Martë, 3 Nëntor 2026

Një javë si kryefermere, Mariana rrëfen eksperiencën mes batutash: Nuk e mbaj dot pushtetin, tani i kuptoj politikanët

Mariana ka treguar mes batutash eksperiencës e saj si kryefermere ose siç ajo preferon ta quajnë kryeinfermiere. Ajo theksoi se ndarja e punës dhe ‘pushteti’ ishin një sfidë më vete, të cilën nuk e mbajti dot.

Sipas saj, një pjesë e fermerëve iu bëjnë “bisht” punëve, teksa Rigelsa apo Ditea tregohen më ndihmuese.

“Pushtetin nuk e mbaj dot dhe tani po i kuptoj politikanët që nuk e mbajnë dot. Në radhë ta prë disa njerëz nuk binden që ti i do dhe ato i anashkalon e i bëj vetë ata gjëra që ata nuk i bëjnë. BabyG thotë se ti Mariana vjen më zgjon dhe pastaj mbulojnë kokën e duan të flejnë, thonë më dhemb barku”, tha ajo.

Ka nisur Prime i pestë i “Ferma Vip” në Vizion Plus, i spektaklit më të veçantë në Shqipëri, i cili shoqëron shqiptarët që prej 22 marsit në dy kanale të dedikuara në Tring, Ferma VIP 1 dhe Ferma Vip 2.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›