Nje kantine ne Kaliforni konkuron me sukses ne tregun e vererave

Ne Shtetet e Bashkuara ka me shume se 5 mije kantina vere. Kalifornia eshte shteti qe prodhon sasine me te madhe te veres ne vend. Keto kantina po marrin emer edhe ne tregun boteror. Ne reportazhin ne vazhdim vizitojme nje kantine me tradite te gjate ne rajon e cila u ka rezistuar koherave duke iu pershtatur ndryshimeve te preferencave te konsumatoreve dhe duke u futur ne tregje te reja
Ne kantinen San Antonio prane qendres se Los Anxhelosit ende prodhohen verera tryeze per tregun e gjere dhe per familjet imigrante ashtu sic prodhoheshin 100 vjet me pare.
Keto verera perfaqesojne tani vetem nje perqindje te shitjeve. Nenpresidenti Steve Riboli thote se kantina prodhon gjysme milion arka vere ne vit.
Afro 50 mije prej tyre jane vere tradicionale pra vere tavoline por nje perqindje e madhe e prodhimit jane per vere shisheje te varieteteve te ndryshme si Kabernet Pino Nuar Shardone Risling.
Ne nje mjedis modern klientet prezantohen me vererat e cilesise se larte qe prodhohen nga nje varietet i caktuar.
Kantina San Antonio eshte prone e nje familjeje. Babai i Ribolit Stefano ka punuar ketu kur ishte adoleshent ne vitet 1930. Xhaxhai i te atit e themeloi kantinen ne vitin 1917 dhe sot eshte nje nder te paktat ne Los Anxhelos ku dikur kishte plot punishte vere nga artizane italiane.
Kantina mbijetoi gjate periudhes se ndalimit te alkoolit nga 1919-1933. Pronaret moren nje licence per te prodhuar vere per bekimet ceremoniale per kishen katolike.
Qe nga ajo kohe kantina u eshte pershtatur ndryshimeve ne preferenca dhe tregje.
Nje pjese e prodhimit realizohet ne kete objekt historik prane qendres se Los Anxhelosit. Arnaud Debons nje nder prodhuesit e provon produktin ne cdo faze te fermentimit. Debons i kualifikuar ne France thote se cdo rajon vreshtash dhe cdo praktike e vecante fermentimi rezulton ne vere me shije te ndryshme.
Nuk mund te thuhet ne rregull apo gabim per veren. Merret vendimi per te prodhuar nje lloj vere apo nje tjeter duke perdorur produkte fuci dhe varietete te caktuara rrushi.
Steve Riboli thote se nje pjese e kesaj vere do te eksportohet ne Kine dhe pjese te tjera te Azise ku ka plot konsumatore vere.
Ne eksportojme rreth 15-20 per qind te produkteve tona jashte. Sot Kina eshte treg shume i madh.
Ai thote se ekziston ende nje treg i paprekur tek ata amerikane qe nuk pine vere kur ulen per te ngrene. Ai shton se varietetet e reja te verera spumante mund tu pershtaten atyre
Kemi shume pune perpara me konsumatoret qe sapo kane filluar te pine vere ketu ne Amerike. Nga popullata jone 300 milioneshe kemi 100 milione qe ose nuk kane pire asnjehere ose thone se nuk e pelqejne veren.
Zoti Riboli thote se per 100 vjetet e ardhshem kjo kantine do te perqafoje me shume mentalitetin e pershtatjes se informimit te konsumatorit dhe tregjet globale.