E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një mbretëreshë bukurie 104 kilogramëshe (FOTO)

Kjo që shihni në foto dhe që është një nga pretendentet e forta për fituar çmimin Miss America, dikur peshonte 104 kilogram. Bree Boyce, 22 vjeçarja nga Karolina e Jugut, është surpriza e këtij viti në konkursin e bukurisë pasi ka humbur 50 kilogram për të arritur të hyjë në garën e bukurisë. Fotot tregojnë transformimin e habitshëm që ka pësuar ajo. Synimi im është që të frymëzoj njerëzit që të bëhen të shëndetshëm duke ngrënë siç duhet, duke u ushtruar e duke pasur besim tek vetvetja, thotë ajo.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›