Një mike e shqiptarëve presidentee Dhomës në Parlamentin Italian
ITALI - Laura Boldrini, një mike e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë është zgjedhur si Presidente e Dhomës në Parlamentin Italian. Laura Boldrini, kandidoi në zgjedhjet italiane me partinë e Niki Vendolës. Boldrini, ish zedhënëse e UNHCR, mike e shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.
Laura Boldrini ndoqi gjithë çështjen e refugjatëve kosovarë gjatë luftës dhe për disa muaj qëndroi në Kukës në mbështetjeve të kosovarëve të dëbuar nga serbët.
Votimi i saj erdhi pas dështimit të djeshëm të tre votimeve radhazi. Laura Boldrini u zgjodh presidente në Dhomën e Deputetëve me 310 vota. Aktualisht vazhdon numërimi për dhomën e Senatit.
Laura Boldrini e partisë “E majta Ekologji Liri” e Niki Vendolas kandidonte përballë Piero Graso e PD-së. Kurse nga Lista Monti nuk pati asnjë kandidat për këto dy poste. Ndërsa lideri i Lëvizjes “5 Yje” i cili ka tronditur politikën italiane shkruante në rrjetin social Facebook dhe Twitter, që të hapim Parlamentin si një konservë peshku duke publikuar edhe një foto e marrë në sallën e Senatit, ku shikohet një hapëse konservash. Kritikët kanë deklaruar se tashmë krijimi i qeverisë së re italiane është një problem akoma më serioz për vendin.
(l.ç/ad.ti/shqiptarja.com)