E Diel, 1 Nëntor 2026

Një milion vota nuk deformohen, or Lul!!

lulkaNga Erion Braçe

Tamam për këtë ti humbe mu në zemër të Tiranës, or Lul!!

Dy gjëra më bëjnë përshtypje nga fushata për Kryetar e Lulëzim Bashës:

E para:

Lulëzim Basha po thotë se: Edi Rama do të jetë drejtuesi i në mazhorance të krijuar nga një votë e deformuar!!

Janë 1 milion vota, Lul! 1 milion vota që zgjodhën të majtët!

Nuk deformohen 1 milion vota, nuk ka asnjë mundësi!

Për më tepër kur përballë tyre ishte:

Sali Berisha, qeveria, administrata, oolicia e rendit, e krimeve, e burgjeve, e doganave, e tatimeve, e pyjeve, e ndërtimit; ushtria etj., etj.

E dyta:

Lulëzim Basha po thotë se: Unë e munda Edi Ramën duke e larguar nga Bashkia e Tiranës dhe siç e largova prej atje do ta largoj dhe nga qeveria për ta kthyer në opozitë!!

Hë mo jo!! Çfarë bëre ti Lulëzim, e munde? Po si ka mundësi? E harrove që gjykata të kthehu në fitues me një vendim tavolinë? Jo me votë Populli!!

Ti do përmbyske mazhorancën?

Po ti ke humbur mu në mes të Tiranës!

Fiks me 35 mijë vota!! 35 mijë vota or Lul!!

Ti nuk di të bësh betejë Lul!!

Ti nuk fiton dot. Ty thjesht të japin karrige, pushtet gjithashtu!

Merre këtë që po të jep sërish tutori! Kaq mund të bësh ti, asgjë më shumë.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›