E Enjte, 5 Nëntor 2026

Një minutë heshtje/ Kuvendi nderon Sami Repishtin

Në Kuvend u mbajt një minutë heshtje në nderim të Sami Repishtit.

Sami Repishti, i mbijetuar nga burgjet e komunizmit në Shqipëri, ndërroi jetë të mërkurën më 27 nëntor 2024, në moshën 99 vjeçare.

Repishti lindi në lagjen Dudas të Shkodrës më 6 prill 1925. Pasi studioi për një vit në Firence të Italisë, u kthye në Shqipëri në vitin 1943. Ai u arrestua në vitin 1946 me akuzën “Agjitacion e propagandë kundër shtetit”.

Për 14 muaj iu nënshtrua torturave nga Sigurimi i Shtetit./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›