E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje muaj greve perkeqesohet gjendja

Greva e urisë e ish-të përndjekurve politike ka hyre të dielën në diten e 30-të.

Gjendja e tyre sot paraqitet akoma edhe më rënduar, pasi një ditë më parë grevistët deklaruan se u janë ndaluar ilaçet dhe lëngjet.

Ish-i burgosuri politik, Agim Kollçaku, që dje në mbrëmje la grevën dhe u dërgua në urgjencë për ndihmë mjekësore, u kthye sërish sot në mjediset e grevës, por nuk u lejua nga forcat e policisë të bashkohej me bashkëvuajtësit e tjerë.
 
Ish-të përndjekurit kanë denoncuar një ditë më parë veprimet Kam kërkuar të ulen tensionet. Palët të ulin gjakrat, të kthehet qetësia që është këshilltari më i mirë dhe me gjakftohtësi të dyja palët të fillojnë një dialog gjithëpërfshirës

Igli Totozani
Avokat i Popullit antiligjore të disa personave të identifikuar prej tyre si efektive të policisë, të cilët kanë hyrë në çadër dhe i kanë marrë me forcë disa medikamente dhe mjete të nevojshme për grevistët e urisë.

Pas njoftimit të bërë prej grevistëve, komisioneri i Avokatit të Popullit, Sotiraq Nushi, i bëri thirrje qeverisë të lejojë futjen në mjediset e grevës të lëngjeve të domosdoshme, ndërsa policisë i bëri thirrje të ruajë qetësinë.

Fatmir Lamaj tha se hyrja e personave të panjohur në çadren e grevistëve ishte një ndërhyrje brutale e policisë, që, sipas tyre, ndodh për herë të dytë, një herë kur grevistët takuan presidentin Nishani dhe tani, që ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Filip Riker, kërkoi dialog për zgjidhjen e situatës.

Grevistet i bënë thirrje kryeministrit Berisha të mos përpiqet të shuajë greven, por të gjejë arsye dhe të ulet në bisedime me ta.

Dje ne mbremje grevistet i vizitoi edhe Avokati i Popullit Igli Totozani. Ai u bëri apel palëve të ulin tensionet e të nisin sa më parë dialogun për të gjetur zgjidhje.

“Kam kërkuar të ulen tensionet. Palët të ulin gjakrat, të kthehet qetësia që është këshilltari më i mirë dhe me gjakftohtësi të dyja palët të fillojnë një dialog gjithëpërfshirës. Gjeta mirëkuptim nga grevistët për të qenë konstruktiv në këtë drejtim”, deklaroi Avokati i Popullit, ndersa e cilësoi tepër të rëndë gjendjen e grevistëve.

Per urdherin e ndalimit te lëngjeve, ilaçeve apo serumeve, Totozani tha se eshte një vepër penale dhe një akt që dënohet nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut. Greva e urise
Majko reagon ndaj akuzave të PD
"Gjendja e grevistëve po degradon"
Grevistët: Na morën edhe ilaçet

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›