E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje muaj perpara zgejdhjeve ne Gjermani

Gjermania i afrohet zgjedhjeve të muajit shtator mes tensionesh. Një formacion i vogël anti europë ka denoncuar agresionin që i është bërë liderit të tyre nga një grup militantësh të ekstremit të majtë. 
Por tensione ka pasur dhe në Berlin ku një manifestim ksenofob i neonazistëve është prishur po nga miltantë të majtë.
Një muaj para zgjedhjeve sondazhet vazhdojnë të tregojnë në avantazh bllokun konservator që mbështet kancelaren gjermane Merkel. 
Në bazë të këtyre të dhënave koalicioni në pushtet që në vitin 2009 mund të konfirmohet. 
Ndërsa një ditë më parë ekstremi i djathtë ka mbledhur në shesh rreth 150 persona të cilët kundërshtonin hapjen e një qendre pritjeje në Berlin. 
Por ka qenë më shumë ata të ekstremit të majtë që kundërshtonin këtë manifestim, rreth një mijë. 
Plot 400 policë janë pozicionuar për të mbajtur larg njëra tjetrës dy palët. 
Në fillim të vitit 2013 janë më shumë se 40 mijë kërkesat për azil, më shumë se dyfishi krahasuar me një vit më parë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›