E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një mundësi për raportin mes Domit dhe të atit

27/03/2010 23:15

Edhe Domenika hap zarfin e kuq dhe në të ndodhet një foto, një vajzë dhe disa dedikime të cilat ajo i lexon. Arbana tregon se Domenika nuk ka asnjë raport me të atin, të shkëputur që kur ishte fëmijë. Ajo ka edhe dy motra të cilat nuk i njeh. Arbana i kërkon Domit që të shkojë në oborr dhe aty shikon që është ndezur një dritë në shtëpinë e vjetër. Ajo shkon atje dhe shikon në monitor një video mesazh në të cilin shfaqen të dyja motrat e saj të cilat i thonë se duan që ta njohin e të marrë rolin e motrës në jetën e tyre. Gjithashtu aty shfaqen edhe disa fjalë të dedikuara nga i ati i saj, i cili do të rivendosë lidhjen e humbur. Në përfundim të video mesazhit, Arbana i kërkon Domenikës që të marrë një vendim të rëndësishëm për të. domenika shprehet se e priste këtë gjë dhe i vjen për të qeshur nga ky mesazh. Sipas saj, është e lehtë që të shkruash disa fjalë e të vendosësh disa foto, por nuk është e lehtë që të rritesh pa babain. Ajo mendon se ai i ka patur mundësitë që të kontaktojë me të, por që nuk e ka realizuar më parë dhe shprehet se i ka munguar të thotë fjalën baba. Arbana i kërkon që të bëjë një zgjedhje, të lërë atë portë hapur kur të daë nga shtëpia e vjetër duke nënkuptuar se do ti japë një shans njohjes me babain, apo do ta mbyllë, për ta mbyllur përgjithnjë këtë histori. Domi shprehet se ky është një vendim i vështirë dhe i nxituar nëse e merr tani, por kur del, e lë hapur pak dhe shprehet se po e lë hapur aq sa kalon vec dora e saj. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›