E Diel, 1 Nëntor 2026

Një në tri banesa nuk kanë ujë të pijshëm!

Situata është pak më e mirë në WC që kanë ujë të rrjedhshëm. Të dhënat sipas qarqeve janë në tabelën 2. Në nivel vendi janë 77 % e banesave që e kanë instalimin e ujit të rrjedhshëm në WC

Nga Ilir Beqja

te dhena

Fushata elektorale aktuale përkoi me publikimin nga INSTAT të rezultateve të Census 2011 sipas qarqeve. Edhe pse të dhënat janë ende të jo të plota, sidomos ato që lidhen me varfërinë, punësimin etj, midis të tjerash, janë bërë publike edhe të dhënat për çdo komunë e bashki të vendit për gjendjen e instalimeve të rrjetit të ujit të pijshëm dhe të kanalizimeve në banesat e shqiptarëve.

Në tabelën 1 jepet situata e instalimit të rrjetit të ujësjellësit për çdo qark. Në shkallë, vendi rezulton se 66 % e banesave të shqiptarëve kanë rrjet ujësjellësi brenda banesës. Pra, në çdo tri banesa, një prej tyre nuk ka ende rrjet të ujit të pijshëm. Me keq situata është në qarkun e Dibrës, ku gjysma e banesave nuk kanë ujë të pijshëm në banesë, ndërsa me mirë rezultojnë Tiranë dhe Vlora ku uji i pijshëm i mungon 1 në çdo 4 banesa. Nëse do të analizojmë në nivel komune e bashkie, bie në sy se ka ende komuna ku përqindja e banesave me ujë brenda është më e vogël 10 %. Në qarkun e Dibrës janë dhe dy rekordet më negative në rang vendi. Në Zall Reç nuk ka asnjë banesë me ujë brenda, ndërsa në Kalanë e Dodës janë vetëm 1 % e banesave me ujë brenda.

Të dhënat e mësipërme tregojnë se sa banesa e kanë instalimin e ujit të rrjedhshëm brenda, por nuk dihet se sa orë në ditë ka furnizim me ujë të rrjedhshëm.

Situata është pak më e mirë në WC që kanë ujë të rrjedhshëm. Të dhënat sipas qarqeve janë në tabelën 2. Në nivel vendi janë 77 % e banesave që e kanë instalimin e ujit të rrjedhshëm në WC. Pra, në çdo 4 banesa, në 1 një prej tyre nuk ka ujë të rrjedhshëm. Edhe në rastin e ujit të rrjedhshëm në WC, situata më keq është Dibër dhe më mirë në Tiranë. Në nivel komune, rekordi më i keq është në Kalanë e Dodës, në Dibër, ku në asnjë banesë nuk ka ujë të rrjedhshëm në WC.

Çfarë u paraqit më sipër bazohet në të dhëna zyrtare. Lexuesi është i lirë të krahasojë këto të dhëna me deklarime qeveritare, sidomos në këtë periudhë fushate.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›