Një operativ iranian akuzohet për komplot për të vrarë ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të SHBA, John Bolton

Një operativ iranian është akuzuar për komplot, për të vrarë ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare të administratës Trump, John Bolton, si hakmarrje e supozuar për një sulm ajror të SHBA-së që vrau gjeneralin më të fuqishëm të vendit, duke ofruar qindra mijëra dollarë për ta “eliminuar” atë, tha Departamenti i Drejtësisë.
Shahram Poursafi, i identifikuar nga zyrtarët amerikanë si anëtar i Gardës Revolucionare të Iranit, aktualisht kërkohet nga FBI me akuza në lidhje me komplotin e vrasjes me qira. Prokurorët thonë se skema filloi më shumë se një vit pasi Qassem Soleimani, kreu i forcave elitare të Gardës Revolucionare të Iranit dhe një arkitekt i luftërave me prokurë të Teheranit në Lindjen e Mesme, u vra në një sulm ajror në shënjestër në aeroportin ndërkombëtar të Bagdadit në janar 2020.
Pas sulmit Bolton, i cili deri atëherë kishte lënë postin e tij në Shtëpinë e Bardhë, shkroi në Tëitter: “Shpresoj se ky është hapi i parë për ndryshimin e regjimit në Teheran”. Poursafi, 45 vjeç, ofroi 250,000 dollarë për njerëzit në Maryland dhe District of Columbia për të kryer vrasjen, duke përfshirë dhënien e një adrese pune, sipas një deklarate të FBI-së.
Në një deklaratë, Bolton falënderoi FBI-në dhe Departamentin e Drejtësisë për punën e tyre në zhvillimin e çështjes. “Ndërsa nuk mund të thuhet shumë publikisht tani, një pikë është e padiskutueshme: sundimtarët e Iranit janë gënjeshtarë, terroristë dhe armiq të Shteteve të Bashkuara”, tha ai. Ndihmës Prokurori i Përgjithshëm Mattheë Olsen, zyrtari më i lartë i Sigurisë Kombëtare i Departamentit të Drejtësisë, tha se “nuk është hera e parë që ne kemi zbuluar komplote iraniane për të marrë hakmarrje ndaj individëve në tokën e SHBA-së dhe ne do të punojmë pa u lodhur për të ekspozuar dhe prishur çdo një nga këto përpjekje.
”Zbulimi i ankesës vjen dy ditë pasi negociatorët që kërkonin të ringjallnin marrëveshjen bërthamore të Iranit në Vjenë mbyllën një “tekst përfundimtar” të një marrëveshjeje, me palët që tani po konsultohen në kryeqytetet e tyre nëse do të pajtohen me të. Marrëveshja e vitit 2015 i dha Iranit lehtësim sanksionesh në këmbim të kufizimeve të rrepta në programin e tij atomik. Që kur SHBA u tërhoqën nga marrëveshja nën Presidentin Donald Trump, Irani ka përshpejtuar programin e tij të pasurimit bërthamor. Bolton ka qenë ndër kritikët më të ashpër të marrëveshjes dhe përpjekjeve të administratës Biden për t’iu bashkuar asaj. Apnews
/rtsh.al/