E Diel, 1 Nëntor 2026

Një orë para Kuvendit, LSIzgjedh kreun e grupit parlamentar

TIRANË – Vetëm një orë para fillimit të seancës së parë të Kuvendit të ri të Shqipërisë, Lëvizja Socialiste për Integrim do të mbledhë grupin e saj parlamentar prej 17 deputetësh.
 
Mendohet që deputetët e LSI-së do të zgjedhin kryetarin e grupit, që diskutohet Petrit Vasili ose Luan Rama.
 
Partia Socialiste e rikonfirmoi nga ana e saj, kreun e grupit parlamentar, Gramoz Ruçin, kurse PD-ja pritet ta bëjë sot para nisjes së Kuvendit.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›