E Diel, 1 Nëntor 2026

Nje paisje e re per pakesimin e aksidenteve automobilistike

Aksidentet automobilistike u marrin jeten mijera njerezve cdo vit por me nje teknologji me te mire disa nga keto aksidente mund te parandalohen. Shkencetaret gjermane kane ndertuar nje paisje te re qe quhet lexuesi i mendjes i cili mund te tregoje nese nje shofer ka ne plan te shkele frenat madje perpara se kemba e tij te vihet mbi pedal.

Nje shofer vullnetar mban ne koke nje kapuc te pajisur me elektroda. Permes nje teknlogjie te ngjashme me EKG-ne elektroencefalografia mat sinjalet e trurit tek ky shofer.

Shkencetaret kane arritur te kapin sinjalet qe prodhon truri i shoferit kur ai ndjen nevojen per te frenuar. Permes analizimit te sinjaleve shkencetaret mund te zbulojne synimin e shoferit per te frenuar edhe para se ai te vere kemben mbi pedalin e frenes. Ja se cfare thote shkencetari Shtefan Haufe me Insitutin e Teknologjise te Berlinit.

Kemi zbuluar se truri dergon disa sinjale karakteristike para se te ndodhe shkelja e pedales se frenave.

Shkencetaret kane gjetur se duhen 13 te qindat e sekondes nga momenti qe truri zbulon nevojen per te frenuar deri ne momentin qe kemba merr komanden per te frenuar. Kur makina leviz me nje shpejtesi prej 100 kilometrash ne ore kjo do te thote 36 metra me shume per te realizuar frenimin nje distance qe mund te jete percaktuese mes nje perplasje te lehte dhe nje aksidenti serioz.

Shofereve vullnetare qe moren pjese ne prova ju kerkua qe te mbanin nje distance prej 20 metrash nga makina perpara ne ekranin virtual. Ne te 18 shoferet testues u arrit te matej sinjali i turit per nje rast emergjent frenimi para se shoferi te kishte rastin te shkelte fizikisht pedalin e frenave.

Sipas shkencetarit Benjamin Blankertz ai priste qe te kapte sinjale vetem tek disa vullnetare por fakti qe te gjithe treguan sinjale te forta ishte nje surprize.

Kur filluam kete studim thjesht kishim shpresa te konfirmonim njohurine tone nga eksperimentet e meparshme por rezultatet nga te gjithe vullnetaret ishin shume te mira.

Shoferet vullnetare po ashtu u testuan edhe per muskujt e kembeve analize kjo per te percaktuar me saktesi kur filloi kemba te levize per te shtypur pedalin e frenave. Sipas zotit Haufe ajo qe i befasoi shkencetaret ishte forca dhe rregullsia e sinjaleve te trurit.

Dihet qe te gjitha veprimet planifikohen ne tru perfshi edhe frenimin. Sinjalet specifike dhe te qarta na befasuan. Sidomos parashikimi para se te shkelesh pedalin.

Por a do te behet dicka e zakonshme venia e nje kapuci me elektroda ne koke sikurse tashme perdoret rripi i sigurimit Zoti Haufe thote se kjo eshte e mundur por do te duhet kohe.

Aktualisht duhen 45 minuta per te vene sic duhet kapucin aktual per matjen e sinjaleve te trurit.  Te 64 elektrodat duhet te bien ne kontakt me koken permes perdorimit te nje materiali xhelatinoz gje qe nuk eshte aspak e mundshme ne jeten e perditshme.  Por shkencetari gjerman thote se ky eshte vetem hapi i pare drejt se ardhmes ku matja e sinjaleve te trurit do te jete pjese e masave te sigurise ne ngarjen e makines.

Fillimisht synimi yne ishte per te demostruar mundesite qe ofron neuro-teknologjia. Hapi tjeter eshte permiresimi i zbatimit ne praktike.

Por ka edhe probleme te tjera  lidhur me perdorimin praktik te paisjes. Per shembull truri i disa shofereve dergon sinjale per te frenuar ne nje rast emergjent por pastaj mund te ndryshoje planin nese ndryshon situata.

Patjeter qe ka situata ku reagimi fillestar i shoferit eshte qe ne rast rreziku te frenoje. Por pershembull nese rruga eshte e lagur shoferi mund te ndryshoje mendjen pas nje momenti dhe te vendose te beje nje manover tjeter per te shmangur aksidentin. Por perseri mund te zbulojme sinjalet per shkeljen emergjente te frenave pavaresisht se vendimi perfundimtar ishte qe te mos shkelet pedali.

Sipas shkencetarit hapi tjeter eshte teknika per te zbuluar nje pike kur merret vendimi perfundimtar dhe jo vetem impulsi fillestar. Vetem atehere kjo teknike mund te perdoret neper makina. Perfundimisht kerkuesit presin qe kjo teknike te perdoret se bashku me teknologji te tjera sic jane radaret dhe sistemet me lazer qe mund te zbulojne pengesat ne rruge.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›