“Një person misterioz telefonoi”/ Burri gjendet i vdekur në banesë, pranë tij një grua që…

Një burrë është gjetur i pajetë brenda një shtëpie në Itali, në një zonë të pyllëzuar.
Trupi u zbulua nga ekipet e urgjencës mjekësore ndërsa ende nuk dihet se kush ka njoftuar shërbimet e emergjencës dhe në çfarë rrethanash është bërë thirrja.
Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, burri kishte një plagë në kokë.
Në të njëjtën banesë, në Arnasco, në periferi të Savonës, u gjet edhe një grua, e cila vuante nga hipotermi e rëndë dhe u transportua me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
Në vendngjarje mbërritën edhe karabinierët, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
Autoritetet bëjnë me dije se asnjë pistë nuk përjashtohet, nga akti kriminal tek aksidenti.
Hetimet janë në vijim për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes dhe rrethanat në të cilat ndodhej çifti.