Një person qëllon me armë pranë selisë së CIA-s, alarmohen autoritetet në SHBA

Një person ka alarmuar CIA-n ditën e sotme, pasi ka qëlluar me armë pranë selisë së institucionit në Virginia.
Zona është rrethur menjëherë pas të shtënave, dhe autorittet njoftuan se “incidenti është izoluar” në selinë e CIA-s.
Në një postim në X, Departamenti i Policisë njoftoi se Divizioni i Operacioneve Speciale ishte angazhuar në vendngjarje për të ofruar ndihmë.
Një transmetim live shfaq momentin kur automjete të blinduara mbërrijnë në vendin e ngjarjes. Sipas raporteve të Fox 5 dhe ABC Neës, personi dyshohet të ketë kërcënuar verbalisht jashtë portës së CIA-s para se të qëllonte në ajër.
Autori është neutralizuar dhe hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.