Një pianist italian nesër në sheshin “Skënderbej”

Pianisti me origjinë siçiliane Davide Martello,i cili ka studiuar kompozim në Berlin, prej dy vjetësh ka zgjedhur të interpretojë me pianon e tij në mënyrë të pazakontë.
Ai ka ndërtuar një piano me bisht, e cila është e përshtatshme për t’u vendosur kudo duke shmangur problemet që mund të hasen nga lagështira apo nga ndryshimet e temperaturës.
Pianisti Martello është shprehur se ëndrra e tij më e madhe ka qenë të udhëtojë kudo nëpër botë.
Risia që pianisti sicilian përçon është se me këtë instrument ai udhëton nëpër Europë dhe jep shfaqje në sheshet kryesore të kryeqyteteve duke lidhur arkitekturën me pianon e tij të zezë.
Davide ka udhëtuar në vende të ndryshme si Oslo, Berlin, San Marino, Budapest, Monaco etj. Ky pianist i pazakontë do të interpretojë edhe në Shqipëri.
Ai do të jetë në Tiranë ditën e nesërme në sheshin “Skënderbej” dhe do të luajë rreth orës 16, ku pritet të zgjojë interesin e qytetarëve për shkak të veçantisë së interpretimit të tij.
Koncerti vjen në kujdesin e veçantë të “Institutit Italian të Kulturës”.
(xh.k/shqiptarja.com)