E Diel, 1 Nëntor 2026

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike, OSHEE: Është stakuar linja e transmetimit 110kV

Një avari në linjën e transmetimit 110 kV ka shkaktuar mbrëmjen e sotme ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar të OSHEE, rreth orës 20:30 është stakuar linja e transmetimit 110 kV Tirana 220 kV – Traktora, duke lënë për disa minuta pa energji elektrike disa zona të kryeqytetit.

Aktualisht, grupet e OSSH po punojnë në terren dhe po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë, me qëllim rikthimin gradual të furnizimit me energji elektrike.

OSHEE bën me dije se institucionet e rëndësisë së veçantë janë furnizuar tashmë me energji elektrike, ndërsa në disa zona energjia është rikthyer brenda 30 minutash nga ndërprerja.

Megjithatë, ende pa energji elektrike mbeten një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, si edhe disa zona pranë “Rrugës së Elbasanit”.

Postimi i OSHEE:

Avari në linjën e Transmetimit 110kV, rikthehet energjia në institucionet e rëndësisë së veçantë

OSSH po punon për furnizimin me linja të dyta

Rreth orës 20:30 është stakuar linja e transmetimit 110kV Tirana 220 kV – Traktora, ku për disa minuta la pa energji elektrike disa zona të Tiranës.

Aktualisht, grupet e OSSH po manovrojnë me linjat e dyta përmes skemave unazë.

Institucionet e rëndësisë së veçantë kanë marrë energji elektrike, si dhe në disa zona është rikthyer brenda 30 minutash.

Aktualisht pa energji elektrike janë një pjesë e rrugës “Ali Demi”, zona pranë Teleferikut, Fresku, zonat pranë “Rruga e Elbasanit”, etj.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›