Një protestues në burg, 6 të tjerë arrest shtëpie, 12 nën detyrim paraqitjeje

Arrest shtëpie për një prej 19 protestuesve të arrestuar në ditën e parë të protestës (13 tetor), vendosi gjykata ditën e sotme. 6 janë lënë nën arrest shtëpie dhe 12 në detyrim paraqitjeje.
Seanca, me gjyqtare është Amarilda Sulaj, nisi në orën 08:30 dhe u zhvillua në grupe.
Brenda në gjykatë më herët erdhën edhe forca policore me skafandër e maskë gazi, për të qenë në çdo rast gati nëse ka përshkallëzim të situatës, e cila deri tani është e qetë.
Një pjesë e mirë prej protestuesve ishin të maskuar kur ndodhën sulmet. Më i riu që u arrestua është 23 vjeç, ndërsa të tjerët janë nga 27 deri në 59 vjeç. Mes tyre ka edhe persona të moshave 48, 52, 55 dhe 57 vjeç.
Ndaj të arrestuarve rëndojnë 8 vepra penale, “Goditje për shkak të detyrës”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, “Shkatërrimi i pronës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Kundërshtimi i punonjësit të rendit publik” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Nën hetim përfunduan edhe 49 persona, si dhe u lënduan 6 policë.
Dita e parë e protestës përkoi me sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi.
Emrat e protestuesve të arrestuar Kastriot Vata 41 vjeç Florian Baba 48 vjeç Ali Bruçi 40 vjeç Genc Ibrahimi 57 vjeç Ernest Kapo 32 vjeç Iljaz Sulaj 38 vjeç Besnik Kala 59 vjeç Donik Vatgjoni 55 vjeç Erand Zenunllari 30 vjeç Hamza Bushi 52 vjeç Olsi Vokli 35 vjeç Xhesion Petoku 27 vjeç Klevi Metaj 23 vjeç Blerim Gjoka 31 vjeç Kalosh Hysbarjami 38 vjeç Korado Aliaj 32 vjeç Endrit Jolldashi Saimir Bylyku Pëllumb Mema Dorian Mersini Abdulla Thaçi Brixhet Bali