E Diel, 1 Nëntor 2026

Një qytetar humb ndjenjat, ambulanca nuk ka mbërritur ende

Situata në protestë po bëhet gjithnjë e më kritike pas përdorimit masiv të gazit lotsjellës nga forcat e policisë.
Pas përplasjeve në kryeqytet një prej protestuesve ka rënë në tokë pa ndjenja pasi ka thithur sasi të mëdha të gazit lotsjellës.
Në vendngjarje është kërkuar me urgjencë ndërhyrja e autoambulancës për t’i dhënë ndihmën e parë personit të lënduar. Megjithatë, sipas dëshmive të protestuesve të pranishëm në terren, ambulanca nuk ka mbërritur ende, duke rritur tensionin dhe indinjatën mes turmës ndaj institucioneve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›