E Diel, 1 Nëntor 2026

Një rrugëtim në botën e librit dhe shkrimtarëve më të mëdhenj

Gazeta Shqip

Një libër është një rrugë e shkëlqyer për të zbuluar diçka të re, të cilën më parë nuk kishe dijeni që ekzistonte.

Gëzuar 23 prillin, Ditën Botërore të Librit! 

Letërsia

books librat shkrimtaret tumblr_lpc3cd7rNR1r0jrrco1_500 books librat shkrimtaret tumblr_lpc3cd7rNR1r0jrrco1_500

Dita Botërore e Librit festohet çdo vit më 23 prill. Lidhja midis 23 prillit dhe librave u bë për herë të parë në vitin 1923 prej botuesve spanjollë të librave, si një mënyrë për të nderuar shkrimtarin e madh Migel de Servantes.

Në vitin 1995, UNESCO vendosi që këtë ditë ta shpallë Ditën Botërore të Librit dhe të së drejtës së autorit, në mënyrë që të promovonte leximin, botimin dhe të drejtat e autorit.

Vende të ndryshme të botës e festojnë në mënyra nga më të veçantat Ditën Botërore të Librit. Për shembull, në Britaninë e Madhe fëmijët e festojnë 23 prillin duke u veshur si personazhet e tyre të preferuar të librave.

Në SHBA shumë nxënës dhe lexues nga të gjitha shtetet e festojnë këtë ditë duke gjetur dhe treguar histori të ndryshme librash. Të gjithë vihen në kërkim të historisë më të bukur ose e krijojnë atë nga mjedisi ku jetojnë, ka edhe nga ata që i marrin të gatshme nga interneti. E rëndësishme është që në fund të ditës të gjithë të kenë nga një histori për të treguar dhe tu dhurojnë sa më shumë libra personave të tyre më të dashur.

Veprimtaritë që kryhen kanë si qëllim të festojnë për autorët, që kanë ngritur letërsinë në majat e saj, por edhe të edukojnë e mbrojnë të drejtat e autorit, të cilat dhunohen çdo ditë më së shumti në internet.

10 librat më të mirë të të gjitha kohërave, sipas revistës Time, janë:

1. Ana Karenina, e shkruar gjatë viteve 1873-1877 prej shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi. Vepra hapet me një citat madhështor: “Familjet e lumtura janë të gjitha njësoj, ndërsa familjet fatkeqe, janë fatkeqe ndryshe nga të tjerat.” Kjo novelë është një kryevepër e dashurisë tragjike të Ana Kareninës me kontin Vronski, të dy këta pre e një dashurie, që nuk do të marrë kurrë miratimin nga shoqëria ruse e kohës. Kurorëshkelësja Ana Karenina ndjek një rrugë të pashmangshme të shkatërrimit shoqëror dhe shpirtëror. Ajo që e bën librin kaq të pëlqyeshëm për publikun, është aftësia e Tolstoit për të balancuar historinë pasionante të Ana Kareninës dhe jetës familjare të Levinit, personazhit që kryen një martesë të thjeshtë, që është besnik ndaj Zotit dhe që i pëlqen të merret me bujqësi. Fillimisht autori u ofron lexuesve mëkatin e ëmbël të Anës dhe më pas i edukon ata me virtytet e Levinit.

2. Zonja Bovari, është novela e parë e Gustav Floberit, të cilën ai e botoi në vitin 1857 dhe që konsiderohet prej shumë kritikëve si kryevepra e tij. Prej shumë novelave të shekullit të 19, që flasin për shkeljen e kurorës, vetëm zonja Bovari është një personazh shumë i urryer prej vetë autorit të saj. Floberit iu deshën 5 vjet për të plotësuar portretin jashtëmartesor të personazheve të vendosur në provincat e Francës. Në letrat që shkruante për të dashurën e tij, ai ankohej pafund për lodhjen që po i shkaktonin personazhet e novelës dhe se nuk arrinte të gjente paqen e duhur me atë që shkruante. Kur e përfundoi novelën, njihet shprehja e famshme e tij: Zonja Bovari është e imja. Shkruar me një stil të mrekullueshëm dhe me personazhe thellësisht të prekshëm, kjo novelë e Floberit dëshmon sesi dëshira për tu ngjitur sa më lart mund të na nderojë ose shkatërrojë.

3. Lufta dhe Paqja, është një roman me katër vëllime, i botuar në vitin 1869 prej Leon Tolstoit. Ai është libri i tretë më i famshëm dhe i lexuar, sipas klasifikimit të revistës prestigjioze Time. Mark Tuein është shprehur për këtë libër: Tolstoi ka harruar të përfshijë vetëm një garë me varka, sepse çdo gjë tjetër që ka lidhje me pushtimin e Rusisë nga Napoleoni në vitin 1812 është këtu. Tolstoi është ekspert në vizatimin e duhur të skenave të betejave, pasi ai përshkruan ndjenjat personale të qindra karaktereve nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo që e bën librin kaq të dashur, është se mes morisë së madhe të personazheve janë edhe tri përshkrime fantastike të princit Andrei, Natashës dhe Pierit, të cilët luftojnë me dashuri dhe përpiqen të gjejnë një mënyrë të duhur për të jetuar.

4. I madhi Getsbi, është romani stoli i epokës së xhazit, që pikturon një portret të paharrueshëm të ditëve të kaluara mes muzikës xhaz, xhinit, pakujdesisë dhe pasurisë së vënë lehtë. Ky roman është ndoshta legjenda më e madhe e kërkimit të ëndrrës amerikane, e shkruar ndonjëherë. Xhej Getsbi është një milioner i vendosur të fitojë përsëri zemrën e vajzës, të cilën ai e dashuronte dhe e humbi. Në këtë mënyrë ai kthehet në ikonë të mallit e romantizmit, teksa narratori Nick Carroway, në mënyrë brilante, ndriçon periudhën e fundit të Luftës së Parë Botërore dhe mbarimin e pafajësisë amerikane.

5. Lolita, një roman nga Vladimir Nabokov. Lolita, drita e jetës sime, zjarri i trupit tim, mëkati dhe shpirti im, kështu fillon kjo kryevepër e shquar ruse. Në të flitet për Humbert Humbert, një burrë i moshës së mesme, i cili bie çmendurisht në dashuri me një vajzë vetëm 12-vjeçare, Dolores Haze. Burri martohet me të ëmën e vajzës dhe kur ajo vdes, ai bëhet babai i Lolitës. Ndërsa Humbert tregon për udhëtimin e tyre me makinë, Nabokov përshkruan dashurinë, fuqinë dhe obsesionin në gjuhë tallëse, guximtare dhe shokuese. Personazhi i Lolitës është kthyer që prej publikimit të roma

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›