E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje shekull polici dhe

Artan Cena
Policia shqiptare ben sot 95 vjet jete, qe nga krijimi i saj, ne dhjetor te vitit 1912. Ajo qe bie ne sy, duke pare historine e uniformave blu, eshte se ne fillimet e tyre, kane qene te ndara ne Polici dhe ne Xhandarmeri. Historia e Policise se Shtetit fillon rreth nje shekull me pare, edhe pse si date zyrtare e formimit te forcave te rendit ne Shqiperi njihet 13 janari i vitit 1913. Sipas te dhenave historike, Qeveria e Vlores, me 4 dhjetor 1912 ngarkoi me detyre Ministrine e Brendshme, per organizimin dhe funksionimin e forcave te rendit. Ne kete menyre, brenda pak ditesh, u krijua Fuqia Civile, nje pjese e se ciles i ngarkoi detyra ne rolin e Policise, per ruajtjen e ligjshmerise dhe zbulimin e shtypjen e krimineleve, ndersa pjesen tjeter e angazhoi per krijimin e xhandarmerise. Afro nje muaj e gjysme te ekzistences se saj, Qeveria e Perkohshme e Vlores, me 13 janar 1913, mori vendimin per krijimin e Forcave te Rendit (Policise dhe Xhandarmerise). Fill pas ketij vendimi, ne territoret qe ishin nen kontrollin e kesaj qeverie, filluan masat per organizimin e zyrave te policise dhe batalioneve te xhandarmerise.
Ne shtator te vitit 1919, qeveria e Durresit ka formuar Policine e Pergjithshme dhe Drejtorine e Pergjithshme te Qetesise Publike. Pas Kongresit te Lushnjes, 1920-1924, ne polici pati organizime dhe zhvillime te reja ne fushen e policise. Keshtu, ne tetor te vitit 1920 eshte miratuar organika e re e Policise se Pergjithshme. Ne funksion te kompletimit organik, doli edhe rregullorja per kushtet kryesore per komisare, nenkomisare dhe police. Ne kete menyre u krijuan per here te pare stacionet e policise dhe xhandarmerise. Nje nga momentet me te rendesishme te policise, eshte ai i hartimit te Rregullores mbi Detyrat e Policise, ne shkurt te vitit 1921.
Por, pas Revolucionit te Qershorit, Qeveria e Nolit mori disa masa per organizimin e policise. Ne gusht te vitit 1924 u shpernda qarkorja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›