Një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2007, miratuar për Ministrinë e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, për realizimin, me shoqërinë "Microsoft", të projektit të partneritetit strateg
V E N D I M
PËR
NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE PUBLIKE, TRANSPORTIT DHE TELEKOMUNIKACIONIT, PËR REALIZIMIN, ME SHOQËRINË “MICROSOFT”, TË PROJEKTIT TË PARTNERITETIT STRATEGJIK, NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, t’i shtohet fondi prej 142 000 000 (njëqind e dyzet e dy milionë) lekësh, si pjesë e fondit të përgjithshëm 426 000 000 (katërqind e njëzet e gjashtë) milionë lekë, për realizimin, me shoqërinë “Microsoft”, të projektit të partneritetit strategjik, në fushën e teknologjisë së informacionit.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA