Një shtetas i Maqedonisë gjendet i vdekur në Mitrovicë
Një shtetas i Maqedonisë është gjetur i vdekur në një banesë në veri të Mitrovicës, ndërsa janë duke u hetuar shkaqet e vdekjes së tij.
Zëvendësdrejtori rajonal i Policisë së Kosovës për veri, Ergin Mediç ka thënë se trupi i pajetë i një qytetari të Maqedonisë, E.S. 30 vjeçar, i cili kishte shkuar për vizitë në Mitrovicë, është gjetur i vdekur të dielën në një banesë në rrugën “Vllada Çetkoviç”.
Policia është duke e trajtuar rastin si vdekje të dyshimtë, kurse kufoma është dërguar për obduksion në Institutin e Prishtinës, ku edhe pritet të mësohet shkaku i vdekjes.