E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një televizion egjiptian vetëm me gra të mbuluara (FOTO)

Share

Të mbuluara nga koka deri tek këmbët, këto gra janë simboli i një revolucioni të ri kulturor në Egjipt pas Pranverës Arabe.

Ato janë punonjëse të Maria TV, një stacion lajmesh satelitor, ku punojnë vetëm gra të mbuluara plotësisht.

Meshkujt janë të ndaluar, nuk lejohen të jenë askund në staf, madje edhe pas kamerave ka femra të mbuluara.

El Sheikha Safaa Refai, që drejton këtë televizion, tha se dalja e tyre në TV me veshje islamike do tregojë edhe njëherë se gratë që veshin nikab mund të jenë të suksesshme.

Gratë e mbuluara në Egjipt janë ankuar vazhdimisht se e kanë shumë të vështirë të gjejnë një vend pune, edhe pse Egjipti është një shoqëri konservatore me dominancë myslimane.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›